TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Mars 2024, 18:58

Ngjarje e rëndë në Vlorë, plagoset me thikë 35-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në Vlorë, plagoset me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Policia bën me dije se është plagosur me thikë një 35 vjeçar. Ndërkohë autori është arrestuar. 

"Rreth orës 17:00, në fshatin Sherishtë, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Landfilli”, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. A., 35 vjeç.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Vlorë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit A. B., dhe shoqërimin e tij, në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shtetasi i dëmtuar E. A. ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."-njofton policia. 

Lini një Përgjigje