TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Korrik 2025, 12:05

Nga Martinaj te Malko e Teta, babai I Leonard Dukës rrëfen në GJKKO raportet që ka pasur me rivalët dhe shokët e të birit

Shkruar nga Pamfleti

Nga Martinaj te Malko e Teta, babai I Leonard Dukës rrëfen në

Nis seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për Leonard Dukën, i cilësuar si kreu i organizatës me emrin “Klani Duka”, që akuzohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht të vitit 2019 te “Xhamlliku” në Tiranë.

Këtë të martë është paraqitur për të dëshmuar Muhamet Duka, babai i të pandehurit, ashtu edhe siç vendosi trupa gjykuese herën e kaluar pas kërkesave të palës mbrojtëse.

“Kam lidhje miqësore me dy nga të pandehurit, me disa nga të pandehurit e tjerë kam lidhje gjaku. Pranoj të dëshmoj para gjykatës”, tha ai në nisje të dëshmisë së tij.

Dëshmitari u pyet nga avokatët në lidhje me konfliktet dhe raportet me viktimën Malko.

“Nuk kam pasur konflikt personal me Santiago Malkon. Leonard dhe Erlis Duka nuk kanë pasur konflikt me Santiago Malkon. Ervis Martinajn nuk e njoh. Me këtë shtetas djemtë e mi në dijeninë time s’kanë pasur asnjë konflikt”, tha ai.

Pyetje u bënë edhe nga prokurori i dosjes, i SPAK, Behar Dibra, në lidhje me të pandehurit e çështjes, njohjet me ta, kurse Muhamet Duka u përgjigj:

“Aleksandër Maxhaku është i njohur për mua, është nipi im nga motra. Shkurt e thërrasin “Leks”, “Aleks”, varet. Kam 6 vjet pa e takuar, shumë ka. Nuk kam mundur ta takoj, nuk di asgjë ku ndodhet. Dritan Agaj është i njohur për mua. Njeri i njohur për ne. Një mbesa jonë e ka për burrë atë. E kemi tonin deri diku. Dritanin e kam parë me djemtë e mi, i shihja si çuna. Oltion Logën e njoh, e kam parë si fytyrë. E njoh, e kam parë në lagje. Oltionit i thërrisnim edhe “Olt”. Nuk e di me cilin nga djemtë shoqërohej. Fatmir Doçajn nuk e njihja, e kam dëgjuar në televizor më mbrapa. Ilir Selmanin e kam dëgjuar, nuk e njoh. Blendi Tetën e kam dëgjuar në media, nuk e njoh. Nuk e di kush është. Nuk më ka lidhur puna me i parë. Unë merresha me tregëti, tani jo se jam në pension. Kam pasur lokal timin. Lokali im nuk ka pasur emër. Me menaxhimin merresha unë dhe nusja. Djemtë merreshin me punët e veta, me biznesin e vet. Merreshin me lojërat e fatit. Nuk e di me kë bashkëpunonin. Nuk përzihesha, ata ishin të rritur. Unë jetoj me bashkëshorten. Leonardi ka pas jetuar me vëllanë, të ndarë nga ne. Jetonin me qira. Unë rrija në ‘Fresk’, djemtë nuk e di ku rrinin. As nuk i kam pyetur ndonjëherë, nuk shkoja te banesa e tyre. Ata vinin te shtëpia ime. Ata i kam ndihmuar unë dikur, kur u rritën kishin jetën e vet”, dëshmoi ai.

Lini një Përgjigje