TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Janar 2026, 13:27

Nga Astrit Avdyli, Lulzim Berisha e vëllezërit Hoxhosmani; kush janë 33 të burgosurit 'VIP' që u transferuan nga Burgu i Durrësit

Shkruar nga Pamfleti

Të zhvendosur VIP janë vetëm ata persona që paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore. Vendimi u mor pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci dy ditë më parë nga Spitali i Durrësit.

Nga Astrit Avdyli, Lulzim Berisha e vëllezërit Hoxhosmani; kush
Të rrezikshmit 'VIP' që u transferuan nga Burgu i Durrësit

Janë publikuar emrat e 33 të burgosurve në burgun e Durrësit, të cilët janë transferuar mbrëmjen e djeshme me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë në burgjet e sigurisë së lartë të Fierit dhe të Peqinit.

Mes emrave të transferuar janë dhe të “burgosurit e famshëm” Lulzim Berisha dhe Astrit Avdyli. Berisha njihet si kreu i bandës së Durrësit dhe u kap në Spanjë, pasi kishte ndryshuar krejtësisht pamjen e tij.

Ndërsa, Astrit Avdyli është kreu i grupit të Shijakut dhe dyshohej se drejtonte një grup kriminal në zonë.

Vendimi u mor pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci dy ditë më parë nga Spitali i Durrësit.

Burime zyrtare sqarojnë se bëhet fjalë vetëm për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë, dhe jo për zyrtarë apo persona të arrestuar për çështje korrupsioni apo abuzimi me detyrën.

Më herët, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pezulloi nga detyra 12 zyrtarë, përfshirë zinxhirin komandues, drejtorin e IEVP Durrës, shefin e policisë, shefin e Policisë së IEVP Durrës dhe shefen e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor. Pasditen e së mërkurës, drejtori i paraburgimit të Durrësit, Indrit Cerloj, u shkarkua nga detyra me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Në lidhje me dinamikën e arratisjes, Burgjet sqaruan se Ndoci është paraqitur në pavionin infektiv për marrjen e trajtimit mjekësor. Pas vizitës mjekësore nga mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal Durrës, është rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 (dy) orësh. Gjatë kohës që ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, shtetasi Altin Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet.

Ai është shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Burgjeve, por gjatë këtij momenti ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit, duke arritur të arratiset.

33 të burgosurit 'VIP' që u transferuan nga Burgu i Durrësit:

1- Agim Gjini – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
2- Lulëzim Selimi – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
3- Algert Rrapi – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
4- Enea Kume (vellai i deputetit te PS Loer Kume ) – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
5- Elvis Ndreca – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
6- Dhimiter Nina – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
7- Endri Seiti – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
8- Aldi Zonja – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
9- Erind Lasku – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
10- Artur Hoxhosmani – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
11- Artion Çaushllari alias Gjika – Nga IEVP Durrës ne IEVP Peqin
12- Armando Ndreca – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
13- Armand Marvataj – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
14- Astrit Avdyli alias Balliu- Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
15- Samuel Alfonso Moreno Serrano ( shtetas nga venezuela ) – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
16- Braniol Liço alias Ago – Nga IEVP Durres në IEVP Fier
17- Orges Molla – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
18- Dorian Beu – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
19- Lulzim Berisha – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
20- Emirjan Beu – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
21 – Juxhin Koka – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
22- Enkeli Kërtalli – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
23 – Jose Ramos Zacarias Rodrigues Vasques ( shtetas nga venezuela ) Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
24- Skënder Sufaj – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
25- Gëzim Thartori – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
26- Ismail Zeneli – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
27- Geis Sejfullai – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
28- Klajdi Merkaj – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
29- Ervin Zeqiri – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin
30- Klevis Hoxhosmani – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
31- Morel Kërtalli – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
32- Maksim Ndoci – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier
33- Saimir Bilaçaj- Nga IEVP Durres ne IEVP Fier

33 të burgosurit \\\'vip\\\'

Lini një Përgjigje