
Policia e Tepelenës dhe Memaliajt ka zbardhur një seri vjedhjesh të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetet e Memaliajt dhe Përmetit, ku janë dokumentuar të paktën gjashtë raste.
Sipas policisë, është arrestuar një 67-vjeçare nga Belshi, ndërsa djali i saj 36-vjeçar është shpallur në kërkim.
Në pranga u vu shtetasja Zybejte Uruci, 67 vjeçe, banuese në Belsh, ndërsa në kërkim është shpallur djali i saj, Lodian Uruci, 36 vjeç, gjithashtu banues në Belsh.
Hetimet tregojnë se nënë e bir bashkëpunonin për të kryer vjedhjet, duke përzgjedhur objektivat dhe duke vepruar kryesisht natën. Ata përdornin mjete të thjeshta si kaçavidë dhe leva për të depërtuar në ambiente banimi, lokale apo objekte kulti.
Njoftimi i policisë:
Vidhnin sende me vlerë dhe shuma parash në banesa, lokale dhe objekte kulti; vihet në pranga bashkëpunëtorja e tij, si dhe shpallet në kërkim një 36-vjeçar (nënë e bir).
Zbardhen dhe dokumentohen 6 raste vjedhjesh të kryera në qytetin e Memaliajt dhe Përmetit gjatë muajve maj–shtator.
Sekuestrohen sende të përdorura gjatë vjedhjeve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj, si rezultat i punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe puna në terren, ndaluan shtetasen Z. U., 67 vjeçe, banues në Belsh.
Gjithashtu, u shpall në kërkim djali i saj, shtetasi L. U., 36 vjeç, banues në Belsh.
Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës. Duke përdorur sende si kaçavidë dhe levë, ata kanë kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Memaliajt dhe Përmetit, konkretisht:
04.05.2025, fshati Vasjar, Memaliaj – në banesën e shtetasit P. Ll., kanë vjedhur bizhuteri floriri dhe një shumë parash;
10.07.2025, fshati Krahës – në një objekt kulti, kanë vjedhur një shumë parash;
07.08.2025, fshati Sukë, Përmet – në një objekt kulti, kanë vjedhur një shumë parash;
23.08.2025, fshati Petran, Përmet – në lokalin e shtetasit A. L., kanë vjedhur një shumë parash;
04.09.2025, Memaliaj – në një objekt kulti dhe në një lokal, kanë vjedhur një shumë parash.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 celular dhe sendet që përdornin për të kryer vjedhjet (levë dhe kaçavidë).
Punohet për kapjen e 36-vjeçarit. Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.
Lini një Përgjigje