
Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për ‘goditje për shkak të detyrës’.
38-vjeçari, Eldi Nure akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një gardian në Fier. Ndërkohë po punohet për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar 38-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.
"Në vijim të kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë policore, me qëllim ndalimin e shtetasve të implikuar në rastin e datës 11.03.2025, kur u godit me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës i IEVP Fier, shërbimet e Policisë së Fierit në bashkëpunim me forcat e Njësisë Speciale Renea, kapën dhe ndaluan një prej autorëve të dyshuar, shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Fier.
Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim.
38-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit M. P., A. M., dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier. Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje