TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shtator 2025, 07:20

Aksident i rëndë në Dukat-Fushë, 4 të plagosur; 2 prej tyre në gjendje kritike për jetën

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Dukat-Fushë, 4 të plagosur; 2 prej

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë rreth orës 01:00 në fshatin Dukat-Fushë, ku një mjet tip ‘Audi’ dhe një Fiat janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur 4 persona, prej të cilëve 2 ndodhen në gjendje të rëndë. Raportohet se dy të plagourit e tjerë, kanë marrë lëndime dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një prej drejtuesve të automjeteve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Lini një Përgjigje