TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shtator 2025, 11:54

I dënuar në Gjermani me 10 vite burg, arrestohet 27-vjeçari kosovar në Morinë

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar në Gjermani me 10 vite burg, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar nga Kosova ka tentuar të hyjë në Shqipëri nga Pika kufitare e Morinës, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet gjermane për mashtrim.

Ai u arrestua nga policia, ndërsa ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Mynihut kishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar, për veprën penale “Mashtrim” dhe dënuar deri në 10 vjet burg.

“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, ndaluan në hyrje shtetasin kosovar S. M., 27 vjeç, banues në Kosovë.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata lokale e Mynihut kishte nxjerrë ndaj tij urdhër-arrest ndërkombëtar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me maksimum dënimi deri në 10 vjet burg”, njoftoi policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit.

Lini një Përgjigje