TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Maj 2023, 19:02

Në makinë me Laert Haxhinë, policia reagon për arrestimin e të riut që shoqëronte rivalin e Aldo Bares

Shkruar nga Pamfleti

Në makinë me Laert Haxhinë, policia reagon për arrestimin e

Policia ka zbardhur detaje nga arrestimi i 22-vjeçarit që ishte në shoqërinë e Laert Haxhiut, të shumëkërkuarit që u kap një ditë më parë në Janinë. Më herët u bë me dije se në pranga ranë Laert Haxhiu dhe Juxhin Bajrami, ndërkohë në shoqëri me ta ka qenë dhe Firedus Berberi. Edhe ky person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Gjatë operacionit ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”, të finalizuar  falë informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u lokalizua në Janinë, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, i shumëkërkuari Laert Haxhiu, bashkë me të cilin janë shoqëruar në Policinë e Janinës, edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë që shoqëronin shtetasin e shumëkërkuar.

Nga verifikimet e kryera ndërmjet Policisë greke dhe Policisë shqiptare, ka rezultuar se njëri prej këtyre shtetasve, konkretisht shtetasi F. B., 22 vjeç, lindur në Pogradec, ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar ndaj 22-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më 25 prill të vitit 2022, dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, shtetasi F. B. ka plagosur rëndë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin J. M.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, ka nisur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë”, njofton policia.

 

laert haxhiu

Lini një Përgjigje