TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Korrik 2025, 13:27

Në kërkim nga Belgjika për drogë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Kapshticë

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim nga Belgjika për drogë, arrestohet

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar Krystalopigi (Kapshticë”), pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet belge.

Sipas policisë, 31-vjeçari i arrestuar akuzohej për shkelje të ligjeve për drogën në shtetin belg.

"31-vjeçari u arrestua nga oficerët e policisë së Departamentit të Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Follorinës në bashkëpunim me oficerët e policisë së Departamentit të Kontrollit të Pasaportave të Krystalopigi të Follorinës, sepse ndaj tij ishte në pritje një Urdhër Arresti Europian nga autoritetet belge, për shkelje të ligjeve për drogën. I arrestuari do të nxirret para Prokurorit të Apelit të Maqedonisë Perëndimore në Greqi", thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje