TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Korrik 2025, 10:43

Vijojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit, shefat që janë ndryshuar

Shkruar nga Pamfleti

Vijojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit, shefat që

Vijojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit, ndërsa janë firmosur ndryshimet e rradhës në drejtimin e Komisariateve.

Sipas raportimeve, Kleant Serdar inga shef i Komisariatit të Kuçovës ka kaluar në atë të Mallakastrës.

Edjona Dano është emëruar shefe e Komisariatit të Kuçovës, ndërsa Bledar Metaj nga Mallakastra është emëruar shef i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Vlorës.

Gjatë ditës së premte janë ndryshuar rreth 17 shefa komisariatesh në të gjithë vendin, ndërsa në total janë kryer rreth 20 lëvizje në strukturat drejtuese të policive vendore. 

Ndryshimet e djeshme

Ajet Bega është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Kurbin.

Leonard Ndreka është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh.

Krenar Guçe është emëruar Zëvendësdrejtor për Krimet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Gentian Dedej është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Pogradec.

Faik Ruko do të jetë shef i Komisariatit të Policisë Korçë.

Florian Dano do të drejtojë Policinë Kufitare në Dibër.

Elvid Shehu është emëruar në Policinë Kufitare në Sarandë.

Ferit Merkaj është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Himarë.

Kliton Zharri do të jetë shef i Komisariatit të Policisë në Cërrik.

Idriz Daulle nga zv/drejtor i Rendit në DVP Tiranë emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.

Besmir Qibini nga Shef Komisariati i Policisë nr. 5 emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.

Bekim Lika nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.

Ermal Kenaçi emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.

Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.

Ervis Gjoshi nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.

Elton Shahini emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.

 

Lini një Përgjigje