TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Korrik 2025, 22:58

Zjarr pranë nënstacionit elektrik në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse 

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr pranë nënstacionit elektrik në Gjirokastër,
Një zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit të Gjirokastrës, në orët e vona të mbrëmjes së sotme, rrezikoi përhapjen drejt zonave të banuara. 
 
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërriti një automjet zjarrfikës me grupin e ndërhyrjes, i cili konstatoi se flakët kishin përfshirë barishte të thata jashtë rrethimit të nënstacionit. 
 
Falë reagimit të shpejtë, zjarri u vu nën kontroll dhe u shmang rreziku për nënstacionin dhe banesat pranë. 
 
Si pasojë e flakëve u dogj një sipërfaqe prej rreth 200 m² me barishte, pa shkaktuar dëme në infrastrukturë apo objekte banimi. 

Lini një Përgjigje