TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Korrik 2025, 19:30

Operacioni i SPAK, kush janë të arrestuarit; ish-shefi i Krimeve vetëdorëzohet në Policinë e Himarës

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK, kush janë të arrestuarit; ish-shefi i Krimeve

Ish-shefi i krimeve në komisariatin Nr. 3 në Tiranë, Erjon Dani është vetëdorëzuar në policinë e Himarës, disa orë pasi SPAK e shpalli në kërkim në kuadër të një operacioni kundër një grupi kriminal që dyshohet se ka trafikuar disa tonelata kokainë nga Amerika e Jugut në drejtim të BE-së.

Sipas SPAK, Dani një prej personave të shpallur në kërkim, i ka vënë në dispozicion të dhëna nga sistemi TIMS një personi që ishte pjesë e grupit kriminal.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se i hetuari E. D., në periudhën objekt hetimi ka ushtruar funksionin e Shefit të Policisë Kriminale, njëkohësisht dhe Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i cili, të dhënat e administruara në sistemin TIMS, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës i kanë vënë në dispozicion të personit nën hetim (K. M.,), duke konsumuar edhe elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”, thuhej në njoftimin zyrtar të SPAK.

Në operacionin e SPAK që u shtri në 4 qytete gjithashtu janë arrestuar Vilson Roçi, Akil Alushi, Lorenzo Çadri, Sokol Masha, Ledri Lulashi.

 

Lini një Përgjigje