
Dy shqiptarë, që ishin depërtuar më parë nga Mbretëria e Bashkuar, janë rikthyer në ishull, ndërsa drejtonin një ‘fermë’ kanabisi me vlerë 1 milion paund. Ata janë arrestuar nga policia gjatë një operacioni në zhvilluar në Yorkshire.
Bëhet fjalë për Fatos Demucaj, 34 vjeç, dhe Daniel Kabali, 22 vjeç, që ishin kthyer ilegalisht në Yorkshire. Mediat britanike raportojnë se ata u kapën kur policët bastisën një ndërtesë të Ëoolston Ëarehouse në Bradford në prill.
Policia hyri me forcë në magazinën e mbyllur ku u zbuluan 600 bimë kanabisi, të cilat ishin pothuajse gati për të dhënë dy prodhime nga 50 kg.
Çdo prodhim kishte një vlerë prej 500,000 £, që do të thotë se në total, bimët e kultivuara në këtë fermë kapnin një vlerë prej 1 milion £.
Ata madje kishin bërë rinovime të vogla në ndërtesë për të mbështetur operacionin e tyre të drogës, duke përfshirë shtimin e një “oxhaku shtesë” dhe ndërhyrjen në sistemet elektrike.

Demucaj u kap teksa po përpiqej të largohej nga ndërtesa, ndërsa Kabali, bashkëpunëtori i tij, u arrestua në katin e tretë të ndërtesës.
Prokurori Jordan Millican i tha Gjykatës së Kurorës në Bradford më 9 korrik se të dy burrat ishin deportuar më parë nga Mbretëria e Bashkuar dhe ishin kthyer ilegalisht për të drejtuar operacionin e tyre të drogës.
Kabali ishte deportuar në Shqipëri pasi kishte vuajtur një dënim prej 15 muajsh në një institucion për të mitur.
Ndërkohë, Demucaj kishte hyrë në vend ilegalisht në vitin 2013 përpara se të pranonte të kthehej në Shqipëri vetëm disa muaj më vonë.

Ai u kthye në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2015 dhe më pas u dënua me 28 muaj burg për posedim të qëllimshëm të drogave të Klasit A.
Demucaj u deportua për herë të dytë në maj 2023, por u kthye përsëri. Të dy burrat pranuan fajësinë për shkelje të kushteve të deportimit dhe për prodhim kanabisi, me Kabalin që mori një dënim me katër vjet burg.
Demucaj u dënua me një dënim pak më të gjatë prej katër vitesh e tre muajsh. Pasi të kenë vuajtur gjysmën e dënimit të tyre në Mbretërinë e Bashkuar, ata do të deportohen automatikisht në Shqipëri.
Lini një Përgjigje