TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Korrik 2025, 08:27

Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari; plagoset shoferi dhe një tjetër

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në autostradën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Tiranë-Durrës” në zonën e “Marikaj” pak pas mesnatës, ku një i ri ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Sipas policisë, mjeti tip Audi drejtohej nga 18 vjeçari me iniciale D. D., i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi makinën dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një karburant.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

"Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave", njofton policia.

Lini një Përgjigje