GJKKO ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për të arrestuarit nga operacioni i fundit i SPAK kundër një grupi kriminal që dyshohet se trafikuan rreth 4.3 tonë kokainë nga Amerika e Jugut drejt vendeve të BE-së.
Operacioni çoi në pranga 7 persona, mes të cilëve edhe një ish-shef krimesh të Komisariatit nr 3 në Tiranë, ndërsa janë shpallur në kërkim 6 persona të tjera.
SPAK bëri të ditur se operacioni është zhvilluar në qarqet, Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Tiranë ndaj personave nën hetim për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e BE. Sipas njoftimit zyrtar, ky grup ka trafikuar tonelata me kokainë, në të paktën 7 episode të ndryshme, ndërsa zbulimi i tij është bërë nga çkodimi i platformave SKY EÇ dhe Encrochat.
Ky operacion u krye në kuadër të procedimit penal nr. 177 të vitit 2023 dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nr 70, datë 10.07.2025.
SPAK njoftoi dje se Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi një operacion të gjerë në qarqet, Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Tiranë ndaj personave nën hetim për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e BE.
Ky operacion u krye në kuadër të procedimit penal nr. 177 të vitit 2023* dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nr 70, datë 10.07.2025.
Masat e sigurisë arrest me burg nga GJKKO u dha për shtetasit: Arjan Gjata, Vilson Roçi, Musa Gjikola, Akil Alushi
Jani Meçja, Selami Lushkaj dhe Erjon Dani.
Nga personat e identifikuar deri tani të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal, janë arrestuar 7 persona, ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim.
Për 6 personat e tjerë, shumica e të cilëve ndodhen jashtë vendit, nuk është bërë ende i mundur arrestimi, janë lëshuar urdhër-arreste kombëtare dhe ndërkombëtare. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar dhe Europol, po punon për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Nga hetimet e deritanishme ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat e dyshuar, në funksion të aktivitetit të paligjshëm në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së, me qëllim përfitimi monetar si dhe të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kanë komunikuar mes tyre edhe me anë të aplikacionit të platformës së enkriptuar, “Sky EÇ”¸ komunikime të cilat janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë, në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën penale.
Lini një Përgjigje