TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Prill 2025, 22:44

“Motori ndodhej në mes të rrugës me dritat e ndezura”, gazetari tregon si ju bë pritë G Class-it

Shkruar nga Pamfleti

“Motori ndodhej në mes të rrugës me dritat e

Gazetari Merin Maçi, ka zbuluar disa detaje nga atentati ndaj automjetit ku ndodheshin 4 persona, mes tyre e dy të mitur, ngjarje kjo e ndodhur më 17 prill.

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari ka deklaruar se nga shtegu ku ishin të fshehur autorët, parcela ishte e rrethuar, e se motori i tyre ndodhej në mes të rrugës, me dritat e ndezura.

Për të shpjeguar diçka të harta. Nëse mund ta afrojmë, këtu është shtegu ku kanë qenë të pozicionuar autorët, e gjithë kjo parcela është e rrethuar. Sipas policisë, është përdorur si vend për tu fshehur pavarësisht se motori ka qenë i parkuar në rrugë”, tha gazetari.

Më tej shtoi se pas orës 9 të darkës, në zonën e përshkuar nga autorët, janë vënë re lëvizje të shtuar të motorëve të ngjashme me atë të autorëve, duke u shprehur se në këtë mënyrë kanë arritur në vendngjarje pa u diktuar që në fillim.

Rruga e përshkuar nga autorët është 26 minuta, e përshkuar me këtë shpejtësi sepse zona është rezidenciale. Pas orës 9 të darkës ka pasur lëvizje të shtuar të ngjashme me motorin e autorëve. Mënyra si kanë arritur të vijnë në vendngjarje është pikërisht kjo”, tha ai.

Një detaj i rëndësishëm është dhe djegia e motorit, për të cilin gazetari shprehet se atentatorët e kanë menduar deri në detaje duke e djegur në një gropë ku kamuflohej dot tymi i djegies. Madje as kaskat e tyre nuk janë lënë aty në gropë, për të vështirësuar identifikimin e tyre në këtë rast.

Atentatorët kanë qëlluar me kallashnikov, e janë drejtuar në Mullet, e kanë zgjedhur të djegin motorin në një gropë ku kamuflohej tymi i djegies. Kanë qenë me kaska e kaskat s’janë lënë aty”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje