TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Gusht 2023, 21:09

Mbytja e 19-vjeçarit shqiptar në Itali, dalin detaje të reja: I riu u fut në det për të shpëtuar të dashurën

Shkruar nga Pamfleti

Mbytja e 19-vjeçarit shqiptar në Itali, dalin detaje të reja: I

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga humbja tragjike e 19-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se viktima është Anxhelo Cara.

Mësohet se i riu jetonte në Altamura të Barit. Ai kishte shkuar bashkë me të dashurën në plazhin në Baia Verde për të kaluar ditën e diel, por fati i të riut rezultoi të ishte tragjik.

Paraprakisht dyshohet se 19-vjeçari u fut në det për të ndihmuar të dashurën e tij që u gjend në vështirësi për shkak të rrymave.

Ekipi i emergjencës e nxori të riun të pajetë pasi fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.

detaje mbytje i riu itali

Lini një Përgjigje