TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Tetor 2023, 13:40

Mbyti bashkëshorten në dhomën e gjumit në Itali, flet Selami Bodi: Shpresoj që Allahu të më falë!

Shkruar nga Pamfleti

Mbyti bashkëshorten në dhomën e gjumit në Itali, flet Selami

'Shpresoj që Allahu të më falë'.

Kështu ka deklaruar Selami Bodit ,41-vjeçari shqiptar që mbyti bashkëshorten në dhomën e gjumit në shtëpinë e tyre në Savona ka thënë para policisë.

41-vjecari shqiptar, i besimit mysliman përshkruhet nga mediat italiane si një  person radikal për shkak të besimit të tij. Një vizitor i rregullt në xhaminë e Savonës, ai kishte ndikuar që edhe familja e tij të ndiqte rregullat e fesë.

Bashkëshortja e tij Etleva, vishte gjithmonë fustane të gjatë dhe në shumë raste mbulonte edhe kokën me shami.

31-vjeçarja e cila ishte shtëpiake, dilte  vetëm me të dhe me katër fëmijët e saj, për të cilët kujdesej çdo ditë. Edhe përdorimi i celularit për të ndjerën pas një kohe të caktuar ishte i ndaluar.

Mbrëmjen në të cilën ndodhi krimi, Selami Bodi dhe gruaja e tij kishin debatuar. Pas zënkës me tyre për arsye xhelozie bashkëshortja është mbyllur në dhomë për të bërë një telefonatë e cila ka  shqetësuar aq shumë autorin sa e ka mbytur duke i vendosur duart në qafë. “I lashë fëmijët  jetimë në rrugë,” mësohet të ketë thënë Selami Bodi kushëririt të tij, Robert Spata, i cili mbërriti i pari në vendngjarje.

Mediat italiane shkruajnë se është ai që momentalisht po kujdeset për të miturit.

“Më i madhi nga fëmijët më kërkoi ta çoja në spital për t’i thënë lamtumirë nënës së tij para se të vdiste. Nuk do t’i harroj kurrë lotët në fytyrën e tij”, shprehet për mediat italiane kushëririt i Selami Bodit.

Etleva kohët e fundit i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale nga e cila ende nuk kishte marrë mirë veten. Pavarsisht përpjekjes së mjekëve, Etleva ndërroi jetë pas dy ditësh agoni.

Fqinjët e përshkruajnë atë si një vajzë të turpshme, të rezervuar dhe gjithmonë të sjellshme.

mbyti bashkëshorten selami bodi

Lini një Përgjigje