TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Mars 2023, 20:59

Makina e bërë copash, zbulohen pamjet nga aksidenti tragjik; identifikohet shoferi i “Audit” ku vdiqën dy vajzat (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Makina e bërë copash, zbulohen pamjet nga aksidenti tragjik;

Aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë mbikalimit të "TEG", la pas dy të vdekur dhe tre të plagosur, të cilët ende ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë mësohet se personi që po drejtonte mjetin e llojit “Audi” që ra nga mbikalimi i Saukut mbi kofanon e një tjetër makine, duke sjellë kështu dy viktima është Klevis Ruçaj, 24 vjeç.

Sipas të informacioneve automjeti tip "Audi A8" me targa AB008MJ dhe drejtues shtetasin Klevis Ruçaj, ka qenë duke udhëtuar në Unazën Lindore me drejtim lëvizje nga Farka për tek rrethrrotullimi pranë TEG dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan dhe ka aksidentuar automjetin tjetër tip "Honda".

"Rreth orës 17:55, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshire automjeti tip “Audi” dhe automjeti tip “Honda”. Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. R., vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë Teg, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç. Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin “Audi” si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti, si dhe shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhetonin me automjetin tjetër", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë në videot e bëra publike shikohet çfarë ka mbetur nga mjeti i thërrmuar si shkak i përplasjes së fortë me murinë anësorë të rrugës. 

 

 

 

aksidenti sauk video

Lini një Përgjigje