TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Mars 2023, 10:25

Luftar Reçi dëshmon sot kundër Shullazit, ‘blindohet’ GJKKO, avokatja: Jo më 'publicitet'

Shkruar nga Pamfleti
Luftar Reçi dëshmon sot kundër Shullazit,

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që sot të mbyllë dyert gjatë seancës ku Luftar Reçi do të dëshmojë edhe njëherë në procesin për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames. Ndërsa në bankën e të akuzuarve është vetëm Emiljano Shullazi dhe Viktor Imeri, pasi Plarent Dervishaj dhe Lulzim Berisha, nuk janë vendosur ende në pranga nga autoritetet shqiptare.

Vendimi për mbylljen e dyerve është marrë nga togat e zeza me pretendimin se deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë  përbëjnë sekret hetimor, por edhe sepse mund të cenohet siguria e dëshmitarit dhe dëshmitarëve të tjerë në proces.

 Lidhur me vendimin e sotëm, avokati i Plarent Dervishaj tha se nuk ka arsye që të zhvillohet proces i mbyllur.

“S’ka asnjë arsye të zhvillohet proces i mbyllur. S’ka të dhëna sekrete, pasi dëshmia e Reçit është e rremë,”- tha avokati i Reçit, ndërsa ndryshe është deklaruar avokatja e Shullazit: Procesi të bëhet me dyer të mbyllura. Mjaft me publicitet!

Por çfarë rrëfeu Luftar Reçi?

Ngjarja e parë kriminale është vrasja e Klodian Saliut, i njohur si rivali i Lulzim Berishës, e ndodhur më 26 shkurt 2005, ku Saliu u ekzekutua në Maminas dhe që prej asaj kohe gjithnjë është përfolur se pas ngjarjes qëndronte Lulzim Berisha. Ngjarja e dytë kriminale, që SPAK akuzon grupin si ekzekutor është vrasja e biznesmenit Vajdin Lame. Biznesmeni u vra me lëndë shpërthyese më 27 shkurt të vitit 2005, dhe bashkë me të humbi jetën edhe Artan Arsi  "Asgjë nuk harrohet" mori emrin operacioni që vuri në pranga disa nga të akuzuarit.

luftar reçi emiljano shullazi

Lini një Përgjigje