TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Shtator 2023, 16:02

Lirohen 4 personat e shoqëruar për atentatin në Dukagjin, flet njëri prej tyre: S’kam qenë në atë zonë në momentin e vrasjes

Shkruar nga Pamfleti
Lirohen 4 personat e shoqëruar për atentatin në Dukagjin, flet
Edmond Nika

Katër personat e shoqëruar në policinë e Shkodrës për vrasjen e Zef Gurit dhe plagosjen e të birit, Gjin Gurit, janë lënë të lirë pas dhënies së dëshmisë para policisë gjyqësore.

Njëri prej të shoqëruarve, Edmond Nika është prononcuar për mediat pas daljes nga polica, ku dhe deklaroi se ditën e vrasjes ai nuk ka qenë në zonën e Dukagjinit, por në fshatin Stom Golem.

Për këtë ai shprehet se ka kamera sigurie të objekteve ku ka qëndruar. Madje ai shton se ka 3 muaj që nuk ka qenë në zonën e Dukagjinit. Në fund ai flet edhe për lidhjen familjare që ka me viktimën dhe të birin.

Sakaq, Kujtim Dholla, Martin Qershia dhe Cesk Seraj janë lënë të lirë, ndërsa në kërkim është shpallur Gjovalin Guri.

atentati dukagjin

Lini një Përgjigje