TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Nëntor 2024, 13:15

Kontrabanduan naftë nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 3 persona

Shkruar nga Pamfleti

Kontrabanduan naftë nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 3 persona

Tre persona kanë rënë prangat e policisë pasi akuzohen se tentuan të kontrabandonin nga Maqedonia e Veriut nga 600 litra naftë secili.

Sipas policisë, ata e kishin fshehur naftën në depozita shtesë në kamionët që drejtonin.

Në total, autoritetet sekuestruan 1800 litra naftë dhe 3 kamionët në fjalë.

“Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. G., 36 vjeç, E. P., 40 vjeç dhe G. L., 27 vjeç, të tre banues në Pogradec, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”. Në hyrje të PKK Qafë Thanë, gjatë kontrollit në secilin nga kamionët që drejtonin këta shtetas,  shërbimet e Policisë kanë konstatuar një depozitë shtesë me 600 litra naftë, që ishte fshehur me qëllimin për ta futur në Shqipëri, duke shmangur detyrime tatimore”, njoftoi policia. 

Lini një Përgjigje