TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Nëntor 2024, 09:03

U kap me kokainë, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

U kap me kokainë, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali

Një 44-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me nëntë doza kokainë, të paketuara dhe gati për shitje.

Sipas medieve të huaja, shqiptari u ndalua nga policia në qendrën historike të Sansepolcro, pasi ra në sy të oficerëve teksa ecte në rrugë në mënyrë të dyshimtë. Pasi i gjetën kokainën në xhepa, policia konfirmoi se 44-vjeçari kishte fshehur edhe një thikë në xhepin e xhaketës.

Shqiptari është shoqëruar menjëherë në kazermën në Via del Prucino për formalitetet e ndryshme, ku më pas është arrestuar për posedim droge dhe armëmbajtje pa arsye.

44-vjeçari nuk ishte i panjohur për policinë italiane, pasi është dënuar shumë herë për krime të ndryshme, kryesisht atë të trafikimit të lëndëve narkotike.

kokaine shqiptar arrestim

Lini një Përgjigje