TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Nëntor 2024, 11:12

Shkrumbohet nga flakët një magazinë në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Shkrumbohet nga flakët një magazinë në Shkodër

Kati i tretë i një banese, që shërbente si magazinë, është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Shkodër.

Nuk dihen ende shkaqet teksa nga vendi duken shtëllunga të mëdha tymi. Mësohet se kjo godinë shërben për tregtimin e veglave automobile dhe motorrave.

Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Po kështu policia ka larguar banorët nga vendi i ngjarjes për të shmangur rreziqet.

"Rreth orës 10:20, në lagjen “Daniel Matlia”, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese që shërben si magazinë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit", njofton policia.

 

magazin shkoder

Lini një Përgjigje