TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Maj 2024, 10:27

Kokainë në doza gati për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Kokainë në doza gati për shitje, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi i është gjetur një sasi kokaine. 40-vjeçari banues në Kombinat, kishte ndarë kokainën në doza gati për shitje.

“Komisariati i Policisë Nr. 6 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ëhite”.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi R. H., 40 vjeç, banues në Kombinat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të banesës së 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas pasi siguronte lëndën narkotike në sasi, e ndante atë në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Kombinatit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një Përgjigje