
Policia e Lezhës ka nisur hetimet pas një kallëzimi të bërë nga një 34-vjeçar, i cili pretendon se është kërcënuar me armë zjarri nga katër persona ende të paidentifikuar.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës, më 22 prill 2025, në qytetin e Laçit.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 03:30, pranë zonës së shinave të trenit, ku viktima pretendon se është ndaluar nga një automjet me katër persona të panjohur, të cilët e kanë kërcënuar me armë zjarri.
"Në Komisariatin e Policisë Kurbin, ka kallëzuar shtetasi E. U., 34 vjeç, se më datë 22.04.2025, rreth orës 03:30, në afërsi të shinave të trenit, në qytetin e Laçit, është kanosur me armë zjarri nga 4 shtetas që nuk i njeh, të cilët lëviznin me një automjet. Vijojnë hetimet lidhur me kallëzimin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje