TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Prill 2025, 13:33

Të shtëna me armë zjarri në Fushë Krujë, policia jep detaje

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Fushë Krujë, policia

Të shtëna me armë zjarri në dalje të qytetit të Fushë Krujës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ndërsa Policia e Shtetit ka dhënë detaje mbi atë se çfarë ka ndodhur.

“Rreth orës 19:30 të së hënës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër, në dalje të qytetit të Fushë Krujës.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë, kanë gjetur e sekuestruar 3 gëzhoja. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi Policia.

Lini një Përgjigje