TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Nëntor 2023, 12:22

Kapen 139 mijë euro të padeklaruara në Portin e Barit, destinacioni ishte Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti

Kapen 139 mijë euro të padeklaruara në Portin e Barit,

Guardia di Finanza Italiane në bashkëpunim me policinë doganore kanë sekuestruar 139 mijë euro cash që po transportohej ilegalisht nga Italia drejt Shqipërisë.

Paratë u gjetën gjatë një kontroll në Portin e Barit të fshehura në motorin e një autobusi ndërsa o imbarkohej në tragetin e linjës.

Paratë ishin konfeksionuar në pako nga 10 mijë euro të ambalazhuara me celofan e të fshehura në një fund të dyfishtë krijuar enkas pranë motorit.

I marrë në pyetje, shoferi i automjetit nuk ka qenë në gjendje të justifikojë prejardhjen e këtij kapitali të gjetur.

Autoritetet financiare theksojnë se kontrollet në pikat kufitare e monitorimi i fluksit financiare janë një nga metodat efikase për të identifikuar kapitalet e paligjshme e që dëmtojnë ekonominë ilegale.

euro cash porti i barit

Lini një Përgjigje