TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Nëntor 2023, 10:18

Aksident në Bulqizë, makina përplaset me autobusin; plagoset 61-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Bulqizë, makina përplaset me autobusin; plagoset

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Qafë Bualli-Bulqizë, ku ka mbetur i plagosur një person.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin G.K., 61 vjeç, me automjetin tip autobuz, me drejtues shtetasin Z.D., 36 vjeç.

Nga përplasja e automjeteve ka mbetur i dëmtuar vetëm shtetasi G.K., i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

aksident bulqize autobus makina

Lini një Përgjigje