TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Korrik 2024, 13:38

Ishin shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge, arrestohen dy persona në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Ishin shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge, arrestohen

Dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim janë vënë në pranga, ditën e sotme në Vlorë. Të dy ishin akuzuar për veprën pensle të shitjes së narkotikëve.

Letjano Beluli ishtë dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me 1 vit e 7 muaj burg.

“Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

Kapen në qytetin e Vlorës dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim, njëri i dënuar me 1 vit e 7 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, tjetri i akuzuar për të njëjtën vepër penale.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “City”, si rezultat i të cilit u kapën në qytetin e Vlorës, shtetasit e shpallur në kërkim kombëtar:

– Letjano Beluli, 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 16.05.2019, e ka dënuar me 1 vit e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Elbasan;

– 32 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 12.12.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një Përgjigje