TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Qershor 2025, 11:43

"Atentatin e kam marrë nga Erion Braçe"/ Ish-prokurori përplaset me Plarent Dervishaj në gjyq: Nëse ti ke gisht, s’ta fal!

Shkruar nga Pamfleti
"Atentatin e kam marrë nga Erion Braçe"/ Ish-prokurori
Dervishaj, Ndoj dhe Braçe

Ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji, i zgjedhur deputet i PD nga lista e hapur e Durrësit në zgjedhjet e 11 Majit, dëshmoi sot në GJKKO në gjyqin ndaj Plaurent Dervishaj i ekstraduar nga Dubai.

Pasi tregoi se të shtënat ndaj automjetit ku udhëtonte ai së bashku me shoferin Andi Maloku, i cili humbi jetën dhe Aleksandër Lahon (i njohur si Rrumi i Shijakut) zgjatën rreth 10 sekonda ndërsa ndaj tyre u shkrehën me dhjetëra plumba, Ndoji do të përballej direkt me Plaurent Dervishajn.

“Rrumi” ishte mbrapa, na qëlluan me breshëri”, vijon DËSHMIA e Arjan Ndojit në GJKKO: Unë tentova të dal nga makina humba ndjenjat nga një plagë dhe më pas ...
Gjatë seancës, përfaqësuesit e SPAK e pyetën ish-prokurorin edhe për lidhjen e tij me ish-deputetin Halit Valteri. “E njoh si figurë publike,” tha Ndoja.

“Madje e përshëndeta edhe sot. Ka publikuar një video në Kuvend, ku sipas tij janë autorët e atentatit ndaj meje. Nuk e di a janë vërtet ata, nuk kam dijeni. Kam pyetur edhe Basir Meçen, babain e Julian Meçes që është i pandehur në këtë proces. I thashë: ‘A është e vërtetë kjo? Është shumë e rëndë. Të kam ndonjë borxh unë ty? Ke një djalë – merre dhe çoje jashtë Shqipërisë. Nëse është i lidhur me atë tjetrin, është thjesht ushtar.’”

Në këtë moment, ka ndërhyrë nga salla i pandehuri Plarent Dervishaj duke i kërkuar Ndojës: “M’u drejto me emër mua!”

Debati në gjyq:

Arjan Ndoj: Në lidhje me dosjen e gjetura në makinën time kur jemi qëlluar, jam pyetur në SPAK.

Janë materiale që i takonin një avokati, nuk kam lidhje unë me ato dosje.

Plaurent Dervishaj: Atentati yt është politik, the se ndoshta atentatin e kam marrë nga Erion Braçe, meqë po thua mos ndoshta ka qenë politike.

Arjan Ndoj: Në lidhje me ty më kanë ardhur shumë informacione, por nuk jam i bindur, nëse të kam një gjë borxh dhe ti e mendon se e kam borxh. Ti mendon se të kesh gisht tek atentati im, unë ta fal ty./ Ora News

plarent dervishaj erion braçe arjan ndoj

Lini një Përgjigje