TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Qershor 2025, 10:58

Përleshja me thikë në mes të Tiranës, autorit i gjendet një kallashnikov floriri 

Shkruar nga Pamfleti
Përleshja me thikë në mes të Tiranës, autorit i gjendet
Kallashnikovi i sekuestruar

Një përplasje e dhunshme ka ndodhur mes një 45-vjeçari dhe një 38-vjeçari në Rrugën e Kavajës në kryeqytet ditwn e djeshme. Ky konflikt  ka rrezikuar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja më të rënda, por është neutralizuar në kohë nga Policia e Tiranës.

45-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë një 38-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa më pas ka tentuar të fshehë armët që mbante pa leje.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, ndërsa i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është arrestuar pak orë më vonë, ndërkohë që policia ka sekuestruar një kallashnikov dhe thikën e përdorur në sulm, të cilat ishin fshehur në rrugën “Mujo Ulqinaku".

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Kavajës, po konfliktoheshin 2 shtetas, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, u arrestua në flagrancë shtetasi: F. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se është konfliktuar me shtetasin N. M., 38 vjeç, dhe e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta. 38-vjeçari mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.  Më pas, shtetasi F. G. ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov që e posedonte pa leje dhe e ka fshehur në rrugën “Mujo Ulqinaku”, bashkë me thikën me të cilën ka kryer plagosjen”, njofton policia. 

Lini një Përgjigje