TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Qershor 2025, 09:39

Anëtar i organizatës kriminale të trafikut të drogës, kapet në Vaun e Dejës 23-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar 

Shkruar nga Pamfleti

Anëtar i organizatës kriminale të trafikut të drogës,

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për përfshirje në një organizatë kriminale që merrej me trafik droge.

I riu u kap në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës, në kuadër të një operacioni të koordinuar me partnerët italianë dhe rrjetin ENFAST, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata në L’Aquila i ka caktuar masën “arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, e kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, vepër që parashikon deri në 24 vite burgim.

I arrestuari Ergys Arrnjeti do të ekstadohet drejt shtetit fqinj.

"Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 49”.

Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vaun e Dejës, 23-vjeçari.

Në vijim të bashkëpunimit intensiv me partnerët italianë, të koordinuar nga rrjeti ENFAST, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, gjatë operacionit “Operacionalja 49”, lokalizoi në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin E. A., 23 vjeç.

Në vitin 2024, Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 23-vjeçarit, në Itali", njofton policia. 

Lini një Përgjigje