TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Qershor 2025, 16:14

Aksident në aksin Fier–Vlorë/ Taksia del nga rruga, plagosen tre persona; dy prej tyre, turistë britanikë!

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në aksin Fier–Vlorë/ Taksia del nga rruga, plagosen tre

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Fier–Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë. Një automjet tip Volkswagen, që përdorej si taksi, ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe për pasjo kanë mbetur të plagosur tre persona. 

Sipas burimeve paraprake nga policia, automjeti drejtohej nga shtetasi P. K., ndërsa në të ndodheshin edhe dy pasagjerë me shtetësi britanike.

Pas aksidentit, të tre të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Dyshohet se humbja e kontrollit mbi automjetin mund të ketë ardhur si pasojë e shpejtësisë ose një defekti teknik, por hetimet do të përcaktojnë shkakun e vërtetë. 

"Rreth orës 13:00, në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë, shtetasi P. K., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, drejtuesi dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të kanë mbetur të dëmtuar lehtë dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore, janë larguar nga spitali. Vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia. 

Lini një Përgjigje