TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Tetor 2025, 16:18

I shpërtheu granata teksa po punonte ullishten, plagoset 85-vjeçari në Himarë

Shkruar nga Pamfleti

I shpërtheu granata teksa po punonte ullishten, plagoset 85-vjeçari

Një 85-vjeçar nga Himara është plagosur nga një granatë dore ditën e sotme. Mësohet se i moshuari po punonte një sipërfaqe të mbjellë me ullinjë, teksa pa qenë në dijeni ka prekur granatën e cila gjendej në rrënjët e ullirit.

Granata e dorës ka shpërthyer dhe për pasojë e ka plagosur 85-vjeçarin në këmbë. I moshuari është dërguar në spitalin e Vlorës dhe po merr ndihmën mjeksore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që në vendngjarje nodhet policia dhe grupi hetimorë të cilët po punojnë për zabrdhjen e plotë të ngjarjes.

“Himarë/Informacion paraprak: Sot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri. Shtetasi K. K. aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Lini një Përgjigje