TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Tetor 2025, 15:24

U konfliktua me disa persona dhe u drejtoi armën, AMP nis hetimet ndaj punonjësit të policisë

Shkruar nga Pamfleti

U konfliktua me disa persona dhe u drejtoi armën, AMP nis hetimet ndaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për një punonjës policie në Komisariatin Nr.5, pasi akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Një natë më parë efektivi është konfliktuar fizikisht me disa persona në ambientet e një lokali në Tiranë. Teksa situata ka agravuar më tej, punonjësi i policisë ka kërcënuar me armën e shërbimit personat e përfshirë.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë materialet proceduriale në ngarkim të punonjësit të policisë E. H., me detyrë Patrullë e Përgjithshëm në Komisariatin e Policisë Nr.5, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se punonjësi i policisë, mbrëmjen e djeshme është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me disa persona në ambientet e një lokali në Tiranë, ku më pas situata ka agravuar dhe punonjësi i policisë ka kanosur me armën e shërbimit personat që po konfliktohej.

AMP ka nisur hetimin disiplinor administrativ ndaj punonjësit të policisë duke vijuar edhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje