
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje ka ndodhur sot në Kalimash.
Sipas informacioneve është përmbysur një trajler i ngarkuar me krom dhe si pasojë ka ndërruar jetën drejtuesi i mjetit.
Nga të dhënat e para mësohet se viktima është identifikuar si S. Lugja dhe ishte shofer e një firme që shfrytëzon kromin në Kalimash.
Në vendngjarje kanë mbërritur grupet e ekspertëve të policisë për të hetuar dhe përcaktuar shkaqet e ngjarjes.
"Rreth orës 06:30, në Kalimash, shtetasi S. L., 37 vjeç, duke drejtuar një automjet trajler të ngarkuar me krom, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. L. ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje