
Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar pavarësisht plagëve të marra.
Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç kanë mbetur të plagosur nga atentati i ndodhur një ditë më parë në “Don Bosko” në Tiranë.
Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar pavarësisht plagëve të marra.
Nga këqyrja e pamjeve filmike, dy personat kanë qenë të ulur në verandën e jashtme ku po konsumonin kafe. Dhe në këto moment është hapur zjarr ndaj tyre.
Ka dyshime që pistoleta ka qenë me silenciator. Në vendin e ngjarjes u gjetën shtatë gëzhoja.
Ndërkohë 15 dëshmitarë janë pyetur lidhur për këtë ngjarje. Pistat e policisë janë shtrirë edhe në trafikun e lëndëve narkotike dhe po punohet për hetimin e konflikteve dhe të kaluarën e dy personave të plagosur.
Lini një Përgjigje