TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shtator 2024, 11:39

Atentati në "Don Bosko", publikohen pamjet e automjetit që përdorën dje autorët

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në "Don Bosko", publikohen pamjet e automjetit që

Zbardhen të tjera detaje lidhur me atentatin e ndodhur pasditen e djeshme në zonën e “Don Bosko” në Tiranë, ku mbetën të plagosur dy persona.

Gazetari Edison Vatnikaj ka siguruar dhe pamjet e automjetit tip "Golf 5", me të cilën autorët e dyshuar kanë kryer atentatin dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e të shtënave me armë mbetën të plagosur 22-vjeçari Ronaldo Metushi dhe 45-vjeçari Kastriot Elezi. Ata ishin duke pirë kafe në një lokal kur ndaj tyre u qëllua me breshëri nga një automjet, që më pas u gjet i djegur nga policia.

Ende nuk dihet zyrtarisht se kush ka qenë objketiv i atentatit, megjithëse dyshohet se ai ishte organizuar ndaj 45-vjeçarit.

Nga dëshmitë e dhëna nga të plagosurit mësohet se gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondash, duke mos i dhënë mundësi atyre që të kenë mundësi që të identifikojnë ndonjë prej autorëve.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se autorët kanë qëlluar në drejtim të tavolinës ku ndodhej Elezi dhe Metushi nga brenda makinës. Gjithashtu dyshohet se autorët kanë qenë të maskuar.

Lini një Përgjigje