TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Prill 2023, 08:19

Lala tregon detajin e dyshimtë në atentatin ndaj Aldi Mustafës: Pse nuk kishte drita? Këtu duhet t'i nisin hetimet

Shkruar nga Pamfleti

Lala tregon detajin e dyshimtë në atentatin ndaj Aldi Mustafës:

Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me shpërthimin e eksplozivit në makinën e Aldi Mustafës në Shkozet të Durrësit. Ajo tha se ngjarja është denoncuar 25 minuta me vonesë në Policinë e Durrësit. Lala shton se ka vetëm një detaj nga i cili duhet të nisë hetimi për të gjetur autorët. Sipas saj, një natë para në zonën e Shkozetit nuk ka pasur drita.

Biseda:

Klodiana Lala: Në rastin e dytë të Aldi Mustafës, vetëm një fjali do them, ajo është një ngjarje e denoncuar në Policinë e Shtetit 25 minuta me vonesë. Mjafton kaq për të kuptuar.

Blendi Fevziu: Pse?

Klodiana Lala: Personi i cili i ka mbijetuar atentatit, Aldi Mustafa ka pretenduar momentet e para që dyshonte që mund të ishte një bombol gazi, në fakt ishte shumë e qartë. Unë kam qenë personi i parë që kam disponuar këtë video dhe e kam shpërndarë, po ta shikosh është e vetmja video pa logo që është shpërndarë gjithandej dhe është denoncuar dhe është sinjalizuar policia me 25 minuta vonesë. Ajo çfarë duhet sqaruar ka vetëm një detaj: Shkozeti një natë përpara ka qenë në terr total, për orë të tëra nuk ka patur energji elektrike. Duhet të fillojë që këtu hetimi për të shkuar më pas edhe tek autorët e kësaj ngjarjeje.

atentati ndaj aldi mustafës klodiana lala

Lini një Përgjigje