
Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës në zonën e Kombinatit. 37-vjeçari Denis Trungu ishte dënuar me shtatë vjet burg për veprën penale “mashtrim kompjuterik”.
Gjykata dënoi të riu me shtatë vjet heqje lirie pasi përfitoi 15 milionë lekë të reja përmes një mashtrimi kompjuterik me “pagat e luftës” gjatë pandemisë së COVID-19.
Ai ka ndërhyrë tek shërbimi dixhital “E-filing” duke transferuar në llogarinë e tij 36 “paga lufte”.
“Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Kibernetik, si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale në kuadër të operacionit “Final“ në Kombinat, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Denis Trungu, 37 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e ka dënuar me vendim të formës së prerë, 37-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje