TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Prill 2024, 13:05

I dënuar me 19 vite burg për vrasje, arrestohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim në Fier

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me 19 vite burg për vrasje, arrestohet 31-vjeçari i

31-vjeçari Sadri Selaci, i shpallur në kërkim që në vitin 2019, është arrestuar këtë të martë në Fier.

“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Sharp”, si rezultat i të cilit u kap shtetasi i shpallur në kërkim Sadri Selaci, 31 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 06.07.2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 19 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Më datë 11.08.2019, në vendin e quajtur “Ura e Zharrës”, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (aktualisht vuan dënimin në IEVP), ka vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin Florian Selimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

sadri selaci

Lini një Përgjigje