TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shtator 2025, 20:59

Helmimi i tre të miturave në Korçë, 3-vjeçarja futet në intubim; dyshohet se kanë ngrënë karamele me kanabis

Shkruar nga Pamfleti

Helmimi i tre të miturave në Korçë, 3-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku tre vajza të mitura janë helmuar pasi kanë ngrënë karamele pranë një koshi mbeturinash.

Raportohet se tre motrat e mitura, të moshave 10, 7 dhe 3 vjeç kanë konsumuar karamele që dyshohet se kanë përmbajtje të esencës së kanabisit.

Nga ana e policisë, është konfirmuar që karamelet janë gjetur në koshi i mbeturinave dhe nuk ua ka dhënë asnjë person tjetër.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se në gjendje të rëndë shëndetësore është vetëm 3 vjeçarja e cila në këto momente po intubohet në reanimacionin e spitalit të Korçës.

Dy vajzat e tjera fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme nën kujdesin e mjekëve në pediatri. Hetimet vijojnë lidhur me ngjarjen e rëndë, ndërsa po pyeten të gjithë familjarët dhe të afërmit e të miturave.

Lini një Përgjigje