TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shtator 2025, 19:03

E rëndë në Korçë/ Konsumuan karamele të gjetura në rrugë, përfundojnë në spital 3 fëmijë

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Korçë/ Konsumuan karamele të gjetura

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë pasdite e sotme. Tre fëmijë të moshave 3,7 dhe 10 vjeç janë dërguar nga familjarët në Pediatrinë e Spitalit të Korçës, për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash gjë që ka sjellë shqetësime shëndetësore te të miturit. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore 3 fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç.

Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje