TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shtator 2025, 16:19

Trafikoi 3.3 milionë euro kokainë në Gjermani, GJKKO ‘fundos’ Islam Sefën; e dënon me 11 vite e 4 muaj burg

Shkruar nga Pamfleti

 

Trafikoi 3.3 milionë euro kokainë në Gjermani, GJKKO

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me burg Islam Sefën, i njohur edhe me mbiemrin Xaka, i akuzuar për trafikim të narkotikëve dhe drejtim të një grupi të strukturuar kriminal.

Çështja penale ndaj Sefës u shqyrtua me procedurë të shkurtuar, çka do të vuajë 1/3 së dënimit total.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Erjon Bani dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 56, datë 18.09.2025, e dënoi përfundimisht Sefën me 11 vite e 4 muaj burgim.

Islam Sefa u shpall fajtor për:

-Trafikim të narkotikëve, kryer në bashkëpunim dhe në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, në 9 episode të ndodhura midis viteve 2020 dhe 2021.

-Drejtim të grupit të strukturuar kriminal, vepër e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

Fillimisht, për veprën penale të trafikimit të drogës, ai u dënua me 17 vite burg, ndërsa për drejtimin e grupit kriminal, me 5 vite burg.

Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal (bashkimi i dënimeve), u caktua një dënim përfundimtar prej 17 viteve, i cili më pas u reduktua në 11 vite e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar (neni 406/1 i K.Pr.Penale).

Vuajtja e dënimit për Islam Sefën do të nisë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Lini një Përgjigje