TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Janar 2025, 10:13

Google Earth i “bën gjëmën” shqiptarit në Itali, zbulon se qëlloi me armë në natën e ndërrimit të viteve

Shkruar nga Pamfleti

Google Earth i “bën gjëmën” shqiptarit në Itali,

Një shtetas shqiptar, banues në Prillia të Italisë është arrestuar nga policia natën e ndërrimit të viteve për disa të shtëna nga tarraca e një pallati.

Ky i filmuar dhe publikuar në rrjetet sociale ka mbërritur te agjentët e komisariatit të Cisternës, të cilët arritën të mbërrinin në gjurmët e tij.

Duke u konsultuar me burime të hapura, duke parë videon dhe duke krahasuar vendet që shfaqeshin në video me pamjet nga “Google Earth”, policia bastisi shtëpinë e shqiptarit.

Brenda banesës u gjetën armë moderne dhe në plehra policia gjeti edhe gëzhoja, duke konfirmuar atë që doli nga shikimi i videove të publikuara nga vetë autori i dyshuar.

Disa nga armët, u gjetën brenda një gardërobë pa asnjë lloj mbylljeje që mund të parandalonte aksesin e kollajshëm.

 

Lini një Përgjigje