TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Janar 2025, 18:26

Policia zbardh dinamikën e aksidentit në Vaun e Dejës, “Benz”-i doli nga rruga dhe përplasi për vdekje 2 kalimtarë

Shkruar nga Pamfleti

Policia zbardh dinamikën e aksidentit në Vaun e Dejës,

Policia ka reaguar mbi aksidentin e rëndë në Vaun e Dejës, duke bërë me dije se viktimat janë këmbësorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Mjedë, ku një automjet tip “Mercedes Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përplasur dy këmbësorë.

Sipas policisë, shtetasi N.P., 63 vjeç, ka humbur jetën në vend, ndërsa shtetasi tjetër N.P., 43 vjeç, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi Glindis Bujari, është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Pasi të marrë ndihmën e nevojshme, ai do të shoqërohet nga Policia në komisariat për hetime të mëtejshme.

"Rreth orës 17:00, në fshatin Mjedë, shtetasi G.B, duke drejtuar automjetin tip "Mercedes Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke ka përplasur dy këmbësorët, shtetasin N. P., 63 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje dhe shtetasin N. P., 43 vjeç., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spital.

Nga përplasja është dëmtuar dhe drejtuesi i automjetit, shtetasi G. B., i cili ndodhet në Spital, për ndihmë mjeksore, i shoqëruar nga efektivë të Policisë, pasi pas marrjes së ndihmës mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njofton policia.

Lini një Përgjigje