
Apeli i Posaçëm ka prishur vendimin e GJKKO, duke kthyer në qeli Artemis Stafën. Shkalla e dytë shtrëngoi masën e sigurisë nga “arrest ne shtëpi” në “arrest në burg”.
Stafa akuzohet nga SPAK se ka pastruar paratë e grupit kriminal të Çopjave në Elbasan.
36 vjeçari u arrestua në 27 maj në Dubai dhe u ekstradua më 11 qershor në vendin tonë për llogari të Prokuroriaë së Posaçme bashkë me Dashnor Dumanin një tjetër anëtar të klanit të Franc dhe Hajdar Çopjas.
"Armis Stafa në bashkëpunim me persona të tjerë kanë kryer veprime aktive për llogari të krerëve të organizatës kriminale Çopja nëpërmjet blerjes së pasurive të paluajtshme, financimit, ndërtimit të godinave të banimit, çeljes së operatorëve ekonomik si dhe shitblerjes së automjeteve, me qëllim mosekspozimin e tyre si posedues dhe pronarë de facto.
Në bisedën e zhvilluar më datë 4 Mars 2020 në Sky Ecc midis shtetasit Franc Gergely me shtetasin Klajdi Merkaj në lidhje me shitjen e disa makinave të cilat janë në pronësi të personit me emrin Armi (Armis Stafa), i ka dhënë këshilla që t’i shesin sa më shpejt me qëllim që të mos sekuestrohen dhe se çfarë duhet të deklarojë Armi nëse e pyesin”, thuhet në dosjen hetimore.
Lini një Përgjigje