TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Prill 2024, 13:46

Frikë për vijimin e sagës së hakmarrjes pas atentatit në Bruksel, policia nis kontrollet në Mirditë

Shkruar nga Pamfleti
Frikë për vijimin e sagës së hakmarrjes pas atentatit
Agustin Kaza

Policia e Brukselit po kërkon informacione më të hollësishme nga policia shqiptare lidhur më ngjarjen e ndodhur në Schaarbeek ku mbeti i plagosur 44-vjecari nga Mirdita Agustin Kaza.

Hetuesit po e lidhin ngjarjen në fjalë me një hasmëri të vjetër që familja Kaza ka me familjen Gjini.

Lidhur më këtë rast drejtoria vendore ka nisur nje aksion lidhur me gjetjen e personave të familjes Gjini.

Nga verifikimet e kryera në Mirditë ka rezultuar se asnjëri prej personave të kësaj familje nuk ndodhet në Rrëshen apo përreth saj, por janë identifikuar me banim në zonën e Lezhës dhe Talës.

Me qëllim parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale dhe ndalimin e sagës së gjakmarrjes policia ka angazhuar forcat e FNSH për kontrolle me shpeshta në zonat ku jetojnë anëtarët e familjes Gjini.

Saga e gjakmarrjes ka nisur në vitin 1994 ku në Rrëshen u vra Shefi i Krimeve Ndue Kaza. Sipas shtypit të asaj kohe, si autor policia ka identifikuar Dod Gjinin.

Por 3 vite pas kësaj ngjarje dhe pa marrëveshje mes familjeve për një pajtim vëllai i komisarit të vrarë mori hak duke vrarë dy vëllezërit Dod dhe Agustin Gjini.

Vëllai i komisarit Martin Kaza u dënua nga gjykata me 22 vite burg, por ai arriti të arratiset duke jetuar në Londër.

Sipas raportimeve personi i qëlluar në Bruksel rezulton të jetë vëllai i Martinit./ Ora News

 

Lini një Përgjigje