TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shtator 2023, 15:56

Ekzekutoi babain dhe e bëri të duket si aksident, publikohet fotoja e 23-vjeçarit që vrau të atin në Selenicë

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutoi babain dhe e bëri të duket si aksident, publikohet fotoja e

Ky është 23-vjeçari Mateo Gllucaj, i cili ditën e djeshme i mori jetën babait të tij, Durmish Gllucaj.

Mato Glluçaj kishte vendosur lëndë eksplosive në oborrin e shtëpisë pranë sobës dhe në momentin kur i ati është afruar e ka shpërthyer përmes një mekanizmi elektrik.

Shkak i krimit të rëndë është dhuna e vazhdueshme që 56-vjeçari ushtronte ndaj të riut, aq sa ai vendosi ta hidhte në erë.

Ditën e djeshme ngjarja në Selenicë u raportua si një aksident, pasi policia dyshoi se shpërthimi kishte ndodhur nga bombola e gazit, duke mos dyshuar aspak tek 23-vjeçari, i cili duket se pas shpërthimit i ka zhdukur provat.

Policia nuk priste që brenda banesës së tragjedisë të fshihej një skenar i tillë, dhe aq më pak një arsenal i tërë armatimesh që u sekuestrua: 25 granata dore difensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 43 kapsolla detonatore, 5 ndezësa granatash, 1 pushkë, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse dhe kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës.

selenicë 23-vjeçari

Lini një Përgjigje